Medreseja “Isa Beu” promovon edhe një hafiz të Kuranit

Më (22.04.2016 e xhuma), SHMI Medreseja “ISA-BEU”-Shkup, me sukses nxori nga mesi i saj hafizin e ri të Kur’anit Famëlartë, hfz. Hisni Sinani, maturant në këtë vatër arsimore.

Për të nderuar këtë aktivitet, prezent ishin Muftiu i BFI-së Tetovë Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorët e tij, Drejtori i SHMI “ISA-BEU Shkup, Ibrahim ef. Idrizi, Sekretari Lutfi ef. Nexhipi, Profesorët, nxënësit e Medresesë, si dhe një numër i madh i xhematit të fsh. Pallaticë

Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtori i Medresesë, ndërsa fjalën e rastit Muftiu i Tetovës i cili Hfz. të ri i dëshiroi suksese të mëtutjeshme.

Në këtë promovim të hifzit, Muftiu i Tetovës dhe Drejtori i Medresesë ia dorëzuan çertifikatën e diplomimit Hfz. Hisni, duke i dëshiruar që përveç mbamendjes të edhe veprim me të në jetë.

 

Artikulli paraprakYllzana Abdi, hafizja e re që del nga xhamia e Rinisë në Tetovë
Artikulli vijuesKardavi: Faleminderit Turqisë dhe “sulltanit” Erdogan