Me urdhër të Azem Sylës, Selmani e Muja uzurpojnë pronën e "Auto Prishtinës"

Në një sipërfaqe prej një hektari e 78 ari të ndërmarrjes “Auto Prishtina” që ndodhet në zonën më strategjike të Prishtinës, sot gjendet një hotel dhe një restorant luksoz. Hoteli Victory është pronë e të biznizmenit dhe ish deputetit të PDK-së Bedri Selmani, ndërsa restorarnti “Te rrethi” është në proënsi të deputetit aktual të PDK-së Shaip Muja, që menazhohet nga vëllezërit e tij.

Që të dy këto objekte gjenden në pronën e ndërmmarrjes “Auto Prishtina”. Siç shkruan “Bota sot” uzurpimit të këtyre pronave nga Bedri Selmani dhe Shaip Muja i ka paraprirë një vendim i lëshuar dhe i nënshkruar nga “Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Përkoshme”, Azem Syla.

Gazeta boton edhe faksimilin e vendimit të protokolluar e që mban datën e 22 korrikut të vitit 1999, dhe pronën e “Auto Prishtinës “… e kalon në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkoshme”./koha/kohaislame

Artikulli paraprakLegjitimiteti i replikës
Artikulli vijuesItali, një i vetëvrarë çdo katër ditë