Itali, një i vetëvrarë çdo katër ditë

Një vetëvrasje çdo kater dite. Eshte kjo shifra e rëndë e vetëvrasjeve të biznesmenëve në Itali për shkaqe ekonomike.

Nga te dhenat me te fundit del se nga fillimi i vitit 23 biznesmene kane vrare veten, viktima te presionit te madh psikologjik dhe pamundesise per te perballuar shpenzimet per pagimin e borxheve, taksave dhe rrogave.

Nje fenomen qe prek te rinj e te moshuar, por kryesisht burrat. Sipas llogaritjeve gjysma e bizneseve mbyllin brenda pesëvjeçarit te pare nga krijimi dhe jo rralle falimentimi shoqerohet me borxhe te papërballueshme qe disa i çojne drejt aktit ekstrem.

Statistikat e INSTAT flasin per nje rritje te madhe te vetëvrasjeve per arsye ekonomike jo vetem mes bizmesmeneve. Nga 150 raste qe ishin regjistruar gjate vitit 2008, ne vitin 2011 vetevrasjet kane arritur ne 3.500, mbi nje mije mendohet se lidhen me kushtet e papunesise.

Psikologet e punes shpjegojne se vetëvrasja per disa persona eshte nje lloj akti rebelimi kunder nje sistemi te shurdher qe nuk kupton gjendjen e rende dhe nuk jep asnjë ndihme. E nderkohe ata tërheqin vëmendjen ne shtimin edhe te numrit te personave te prekur nga depresioni, te rinj qe nuk gjejne pune, punonjes qe rrezikojne apo kane humbur vendin por edhe pensioniste qe nuk arrijne te perballojne koston e jeteses./TCH/kohaislame

Artikulli paraprakMe urdhër të Azem Sylës, Selmani e Muja uzurpojnë pronën e "Auto Prishtinës"
Artikulli vijuesTri gota çaj të zi çdo ditë ulin tensionin e gjakut dhe e ruajnë zemrën