Mediat izraelite: Irani do të ndërtojë baza ushtarake në Sudan

President i Sudanit Omar al-Bashir, sipas disa të dhënave, ka lejuar ndërtimin e një baze ushtarake iraniane në Sudan, njoftojnë të enjten mediat izraelite.

Pritet që në këtë bazë të vendosen raketat iraniane, të cilat mund të godasin objektivat në jug dhe në pjesën qendrore të Izraelit, si dhe do të kërcënojnë bazat ushtarake detare të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjirin Persik.

Sipas informacionit të mediave izraelite, Irani gjithashtu ka si qëllim të ndërtojë një bazë ushtarake detare në bregdetin e Detit të Kuq në Sudan.

Artikulli paraprakRikthimi si biznesmenë i Heronjve Amerikanë
Artikulli vijuesSHBA-të nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kontrolli mbi Internetin