Shfleto për jetët e profetëve [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta] dhe do të gjesh çudira në realizimin e sukseseve.
Shfleto për jetët e Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] që të mahnitesh me imazhet më madhështore të sakrificave për realizimin e sukseseve.
Lexo për biografitë e dijetarëve që të mësosh për sukseset dhe arritjet e mëdha që realizuan gjatë jetës së tyre.
Në vijim disa shembuj përkatës:
1. Suksesi i Zejd Ibn Thabitit në mësimin e gjuhës çifute në më pak se njëzet ditë, dhe këtë si përgjigje kërkesës së Pejgamberit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të].
2. Suksesi i Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] në kodifikimin e Kur’anit, punë kjo goxha e vështirë.
3. Suksesi i Ebu Bekrit [Allahu qoftë i kënaqur me të] në kodifikimin e Kur’anit.
4. Suksesi i Imam Zuhriut në fillimin e kodifikimit të Sunnetit në kohën e Halifes Omer Ibn Abdul Aziz [Allahu e mëshiroftë].
5. Suksesi i Imam Buhariut në kodifikimin e haditheve autentike dhe këtë pas një punë të lodhshme gjashtëmbëdhjetëvjeçare të shkrimit, udhëtimeve dhe vlerësimeve – kritikës.
6. Medito në veprat kapitale të shkollarëve myslimanë që flasin për vullnetin, entuziazmin dhe suksesin e madh.
7. Suksesin e Shejhul Islam Ibni Tejmijes për rezistencë ndaj të gjitha fraksioneve të kohës së tij, duke shkruar për secilin fraksion veç e veç.
8. Suksesi i liderëve myslimanë me gjithë kapacitetet e kufizuara ushtarake.
9. Suksesi i Muhammed Ibn Abdul Vehhabit në pastrimin e bindjeve të njerëzve nga njollat e shirkut dhe luftimin e të gjitha llojeve të idhujtarisë (shirkut) që ekzistonin në Gadishull.
10. Suksesi i Ibn Bazit për përhapjen e dijes, ndërtimin e xhamive, sigurimin e të ardhurave për thirrës anembanë botës, me gjithë faktin se ai ishte i verbër.
11. Suksesi i Imam Albanit në nismën e tij për studimin e Shkencave të Sunnetit dhe shërbimin atyre, duke i zhveshur nga gjërat që padrejtësisht iu janë mveshur.
12. Suksesi i shoqatave humanitare në botën islame për ndërmarrjen e nismave dhe realizimin e tyre për ndihma dhe mësim.
13. Suksesi i thirrësit të madh, Dr. AbduRrahman Semitit në përhapjen e Islamit në kontinentin afrikan. Gjatë misionit të tij ka arritur të ndërtojë katër universitetet, qindra xhami, trajnim të mijëra thirrësve ndërsa nëpërmjet tij Islamin e kanë pranuar katër milionë njerëz.
14. Suksesi i disa stacioneve televizive islame në ndryshimin për të mirë të bindjeve të gabuara përkitazi me fenë, dhe këtë nëpërmjet programeve dhe emisioneve të ndryshme fetare.
15. Suksesi i disa webfaqeve islame në përhapjen e dijes së vërtetë dhe luftimin e fraksioneve të humbura.
16. Suksesi i disa spitaleve myslimane në shërimin e sëmundjeve që spitalet me renome botërore nuk ia kanë dalë dot.
17. Suksesi i disa kompanive të komunikimit në sigurimin e shërbimeve ekstra që kanë ndihmuar shumë në lehtësimin e shumë problemeve të klientëve të tyre.
Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=10501
Përshtati në shqip: Sedat Islami
You Might also Like
Porosi nga i Dërguari i Allahut, alejhi selam, për ty motër
- Dhënia e sadakasë bashkëshortit dhe familjes Transmetohet nga Zejnebja, gruaja e Abdullah ibën Mes'udit,…
By
5 Min Read
Muslimanët dhe civilizimi perëndimor
Na transmetojnë librat e sunnetit të pastër se Pejgamberi ka thënë: “Çdo çështje e fesë…
By
18 Min Read
Jeta e pabesueshme e George Sorosit, miliarderit legjendar që të gjithë e bëjnë përgjegjës për hallet që kanë
George Soros, një investitor miliarder, pasuria neto e të cilit është vlerësuar 25 miliard dollarë,…
By
5 Min Read
16 mënyra për sjelljen e bereqetit në shtëpi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi…
By
13 Min Read
Gjëja e shtrenjtë nuk fitohet pa lodhje
Imam Ebul-Ferexh ibën Xhevziu, rahimehullah, thotë: “Mendova thellë për një gjë të çuditshme e ajo…
By
1 Min Read
I ofrojnë 1 milionë dollarë të heqë mjekrën, refuzon
Njëri ndër lojtarët më të njohur të lojës së bejsbollit në SHBA, Brian Wilson i…
By
1 Min Read
