Megjithatë referendumi do të mbikëqyret nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve të Egjiptit

Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve të Egjiptit po delegon përfaqësuesit e tij dhe anëtarët e Prokurorisë së Përgjithshme për të vëzhguar referendumin mbi kushtetutën. Kjo është raportuar të hënën nga mediat egjiptiane. Njoftimi në fjalë i është dërguar Presidentit. Referendumi kombëtar për një Kushtetutë të re është planifikuar të zhvillohet më 15 dhjetor.

Të premten e kaluar Komisioni Kushtetues i Egjiptit përfundoi punën mbi hartimin e ligjit të ri themelor dhe miratoi versionin përfundimtar të projekt-kushtetutës. Të shtunën projekti i kaloi për nënshkrim Kryetarit të shtetit.

Artikulli paraprakKëshilltari i Khamenei: Mbrojmë me të gjithë mundësitë Asad-in dhe popullin e tij
Artikulli vijuesNjë e katërta e europianëve janë në kufirin e varfërisë