Këshilltari i Khamenei: Mbrojmë me të gjithë mundësitë Asad-in dhe popullin e tij

Këshilltari i udhëheqësit shpirtëror të Iranit, për marrëdhëniet me jashtë, Ali Ekber Vilajeti, është shprehur se Irani po e mbron me të gjitha mundësitë qeverinë dhe popullin sirian.

Ai tha se nuk e di saktësisht sasinë e ndihmës që Irani i ofron Sirisë, por di që Irani po e ndihmon me ç’të mundet.
Ndërkohë, qytete të shumta, e mes tyre, Darja, janë rrafshuar me tokën për shkak të bombardimeve me artileri të rëndë. Këto bombardime nuk kanë kursyer as 11 xhamitë e qytetit. Ky qytet, ndryshe ka filluar të njihet si qyteti i fantazmave.
Nga ana tjetër, në Turqi ka mbërritur presidenti rus Vladimir Putin, i cili do të zhvillojë bisedime me krerët turq lidhur me krizën siriane. Vizita e Putin në Turqi ishte planifikuar të zhvillohej në tetor, por u shty, për shkak të mospajtimeve rreth krizës siriane por dhe problemeve shëndetësore të Putin.
Analistët nuk kanë shpresa për ndonjë ndryshim të pozicionit rus. Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan, kur forcat ajrore turke detyruan një aeroplan që ishte nisur nga Moska drejt Damaskut, të ulen në Turqi. Nga kontrolli, u pa që aeroplani transportonte armatime ushtarake për regjimin sirian.
Rusia e ka kundërshtuar dhe instalimin e sistemit raketor në kufirin me Sirinë, gjë të cilën e ka konsideruar si shkëndijë për një konflikt të mundshëm ku Aleanca Atlantike mund të jetë palë. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakKlinton: Ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah Izraelit
Artikulli vijuesMegjithatë referendumi do të mbikëqyret nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve të Egjiptit