Mehmeti: Prapa Komunikatave të UÇK-së qëndron pushteti

Për analistin Ibrahim Mehmeti është e qartë se pas këtyre komunikatave qëndron pushteti, që ka për qëllim mbjelljen e frikës dhe shpërqendrimin nga çështjet e tjera aktuale.
 
“Sigurisht që në situata të tilla kur Qeveria nuk ka përgjigje për pyetjet e shumta që i shtron opinioni, si zgjidhje më e lehtë ose si anashkalim më i lehtë është ri-aktualizimi i çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, ose konfliktet ndëretnike ose paralajmërimin e një konflikti të ri. Kjo bëhet me qëllim që të shfokusohet opinioni dhe të mobilizohet para se gjithash në kontekstin e temave ndëretnike, që në këtë moment nuk janë aspak reale”, u shpreh per Alsat-m, Ibrahim Mehmeti, analist.
Artikulli paraprakRruga e Kombit, tarifa e koncesionit 5 euro, fituesi shpallet më 23 mars
Artikulli vijuesA do të dal e vërteta për dënimet e shqiptarëve për 'terrorizëm' në Maqedoni?