Meksikë, kryqëzohet përdhunuesi

Quhej Eladio Martinez Cruz, 24 vjeç, dhe akuzohej nga një grua për dhunë seksuale. Një agresion i kryer brenda një magazine në shtetin meksikan të Mikoaçanit.

Më 6 shtator një patrullë e policisë ndaloi të riun për ta shoqëruar në komisariat, pasi duhet të bëheshin disa verifikime. Por vetura me agjentët u ndalua nga një grup personash të armatosur, të cilët rrëmbyen Kruz.

Një ditë më vonë, një telefonatë anonime shënoi praninë e një kufome në një kryqëzim. Policia e gjeti menjëherë, ishte trupi i dhunuesit.

I riu ishte kryqëzuar në dy tabela rrugore pasi ishte torturuar. Pranë tij ishte edhe shpjegimi: “Kështu përfundojnë dhunuesit”.

Është herët të thuhet nëse kjo metodë do të kthehet në një tendencë, sikurse kanë qenë aktet e tjera të verifikuara këto vite gjatë narko-luftës. Dikush ka fiilluar ta bëjë, ndërsa të tjerë janë frymëzuar duke rritur dozën e mizorisë.

Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për aktin, por ekspertët dyshojnë se mund të jetë një hakmarrje e Kalorësve Templarë, një grup kriminal që hiqet sikur mbron popullin, por që nuk heziton të vrasë si kartelet e tjera.

Nga ana tjetër, kryqëzimi mund të ketë qenë edhe vepër e një grupi policësh, që kanë vendosur të bëjnë vetëdrejtësi pa pritur mbylljen e hetimeve dhe vendimin e gjykatës./tch/kohaislame

Artikulli paraprakFletushka nga ajri kundër negociatave
Artikulli vijuesJaponia i dhuroi Kosovës 43 kamionë për mbledhjen e mbeturinave