Asadi për televizionin Rus: Do të jetoj dhe do të vdes në Siri

0
156

Ka thënë: Nuk jam kukullë dhe nuk më ka prodhuar perëndimi të shkoj tek ta.

Kryetari i Siris Beshar Asadi, ka bërë të ditur refuzimin e tij ndaj idesë për tu larguar nga siria, apo për të kërkuar azil në ndonjë vend tjetër, duke kërcenuar në të njëjten kohë, se nëse ndodh ndonjë sulm nga jashtë do të mbajnë përgjegjësit e tërë botës.
Asadi gjatë bisedes speciale me kanalin televiziv“Rusia sot“, që do të transmetohet nesër të xhumanë plotësisht ka thënë, “ Unë nuk jam kukullë dhe nuk më ka prodhuar perëndimi që të shkoj tek ta apo në ndonjë shtetë tjetër“, duke shtuar, “Unë jam sirian, unë jam lindur në Siri, dhe duhet të jetoj dhe të vdes në siri“.
Asadi nuk sheh ndonjë interesim luftarak nga jashtë ndaj Sirisë dhe e sheh gjendjen se, “ perëndimi nuk është në rrugën e luftës kundë Sirisë, mirëpo nëse e bën këtë, atëherë e gjithë bota do të përfshihet në luftë, dhe askush nuk do të mund të paramendoj se çfarë do të ndodhë pastaj“. Ka kërcenuar duke thënë se:“ Lufta ndaj Sirisë do ti kushtoj botës shumë nëse tenton ta bëj, sa që nuk mund ta përballoj e tërë bota“.
Sirinë e ka cilësuar si vendi i vetëm i bindjes ateiste dhe stabilitetit dhe qetesis në rajon“. Bënë të qartë se sulmi ndaj Sirisë do të ketë pasoja nga oqeani atlantik deri në oqeanin paqësor.. dhe do të rrezikohej bota në të katër anët e saj.\mszh\Sh.Hulaj/kohaislame