Sa duhet të hamë?!

0
256
Të dashur lexues, familjarë, të afërmit dhe miqtë organizojnë dreka dhe darak të ndryshme në atmosferat e gëzueshme për ta, në situata të tilla njerëzit zakonisht harrojnë kontrollin e ushqimeve dhe hanë më tepër gjatë këtyre rasteve.
Por zakonisht sa duhet të hamë në ditë? Cila është masa për tu ngopur? 
 
Në rastet e përmendura më sipër njerëzit kanë më shumë takime dhe pa dashur, ata hanë shumë. Por më pas ata shqetësohen për trupin e tyre të shëndoshur. 
Zakonisht thuhet “duhet të hamë aq sa mos ndiejmë ngopje, pra 70%”, por çdo njeri e kupton ndryshe për këtë 70%. A ekziston një standard unik ? Përgjigja në këtë rast është po. 
“Sasia e ushqimeve që duhet ngrënë në ditë është e lidhur me peshën e njeriut. Në qoftë se një person peshon 60 kg, duke shumëzuar me 5, arrijnë në 300, d.m.th një njeri me peshë 60 kg, duhet të hajë vetëm 300 gramë ushqime kryesore”, pra çdo njeri mund të rregullojë ushqyerjen e sipas këtij standardi. 
Dietologët propozojnë që të zgjedhim nga ushqimet kryesore ato që kanë më pak kalori dhe me një rol pastrues, duke ndihmuar tretjen në zorrë.
Të tilla janë drithërat, fasulet dhe kështu me radhë. Sigurisht, 300 gramë ushqime, duhet konsumuar ngadalë, vetëm në këtë mënyrë ndihmojmë tretjen dhe përthithjen e tyre nga organizmi. 
Gjatë ditëve të festave, ushqimet janë të shumëllojshme. Por ato mund përmbajnë shumë kripë, sheqer dhe erëza të tjera, gjë që shkatërron bilancin e acidit të trupit, duke shkaktuar më pas shtimin në peshë.
Prandaj, rekomandohet që gjatë gatimit, të pakësohet përdorimi i salcës së sojës, koncentrati i pulës, kripa dhe erëza të tjera. Përdorini më shumë ushqime natyrale për shije. Për shkak të kontrollit të kripës dhe të konsumit të sheqerit, do të ruhet normalisht uji dhe metabolizmi i trupit. 
Disa lexues ndoshta do të nxjerrin pyetje se si ta zbatojnë këtë standard? Ne ju ndihmojmë për këtë:

“Pesha e tepërt ka edhe një formulë: d.m.th me lartësinë e trupit minus 100 dhe shumëzojë me 0.9, si .p.sh, një person që është 180 centimetra i gjatë, minus 100 baras me 80, pastaj 80 e shumëzojë me 0.9, barazi me 72 kg, ne se pesha e tij kalon masën 10% , ai konsiderohet si mbipeshë, në se kaloi 20%, do të thotë trashje. 

Është i shëndoshë apo i hollë, matja e peshës trupore është një rrugë e shkurtër. Më të mirë të matet çdo ditë dhe të ketë një tabelë të peshe.

Duke e kontrolluar peshën e trupit, mund të kontrollohet ushqimi dhe sasia e aktivitetit fizik. 

Gjatë kontrollit të sasisë së ushqimeve, ka edhe një metodë të mirë. Shumë njerëz, gjatë banketeve, hanë në fillim gjellët dhe në përgjithësi nuk hanë ushqimet kryesore.

Në fakt duhet bërë e kundërta. Duhen ngrënë së pari ushqimet kryesore prej drithi si byrek prej mistri, bukë të vogla, patate, patate të ëmbla, kungull,etj.

Nëse konsumohet më shumë peshk dhe mish nga pakujdesia, për të kompensuar dhe për të nxjerrë yndyrat e tepërta jashtë trupit, rekomandohet ngrënia e murrizit (fruta të thata), pastaj edhe kërpudha, qepë dhe perime të tjera. 

Disa miq duke parë peshën e tyre që shtohet dita ditës, vendosin të mos hanë fare ushqime kryesore, por vetëm fruta. Por shume dietolog nuk e rekomandojne një gjë te tillë: 
“Fruta është burim i nevojshëm i vitaminës C dhe të fibrave, por burimi kryesor i ushqimit të njeriut janë ushqimet kryesore prej drithi, që përbëjnë 50% deri 60% të kalorive të nevojshme për trupin dhe burimi i energjisë. Ndaj ushqyerja vetëm me fruta nuk është shkencore dhe nuk është e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit.” 
Sasia e ushqimeve ditore duhet të jetë e përshtatshme, por si duhet të ndahen ushqimet për një ditë nëpër vakte? 
Siç thotë populli: “Të hamë mirë mëngjes, të ngopemi në drekë dhe të hamë pak në darkë”. 
Por duhet të kemi kujdes veçanërisht se sa duhet të hamë patjetër mëngjes. Njerëzit që nuk hanë mëngjes, ka mundësi të shëndoshen më shumë.

Sepse pas gjumit të natës, trupi ka 10 orë pa ushqim dhe konsumin e energjisë.

Ai ka nevojë për një mëngjes të pasur për të plotësuar karbohidratet dhe për të akumuluar energji. Ata që nuk kanë hanë mëngjes, në drekë do të kenë më shumë uri dhe do të hanë padashur më shumë ushqime.
Energjia e tepruar të trupit do të kthehet më pas në dhjamë në trup. 

Gjithashtu, duhet të kemi kujdes kur hamë drekë. Nëse nuk hanë shumë në drekë, do të kemi uri darkë. Kështu nuk mund të realizohet ushqimi i paktë në darkë, siç rekomandojnë mjekët.

Dhe darkë nuk duhet të hamë mishra, ëmbëlsira, ushqime të skuqura. Rekomandohet të hamë pak supë, si për shembull supë me oriz. Shmangni të kripurat. 

Sipas orës biologjike të trupit, pas orës 9 të mbrëmjes, të gjitha organet e trupit ndodhen në një gjendje të dobët. Kjo është gjithashtu koha e grumbullimit të yndyrave. Prandaj duhet të mbajmë mos harrojmë se pas orës 9 të mbrëmjes, nuk duhet të hamë asgjë.
Të gjitha këto janë në dobi të trupit dhe të mirëmbajtjes së shëndetit.