Kryetari i deritanishëm i RDK-së Vesel Memedi ka reaguar ashpër ndaj nismës për shkarkimin e tij nga kreu i kësaj partie. Ai ka akuzuar rëndë paraardhësin e tij Rufi Osmanin se me 3-4 anëtarë tjerë të kryesisë së partisë ia kanë shitur partinë Lëvizjes “Besa” ndaj të cilës Memedi ka shprehur urrejtje patologjike, transmeton Fakte.
Në vazhdim ua përcjellim prononcimin e plotë të Vesel Memedit:
“Ju drejtohem të gjith nënshkruesve të peticionit për shkarkimin tim si Kryetar i RDK-së, që janë nënshkruar në këtë iniciativë për thirrje të mbledhjes dhe caktim të datës për ditën e diel të datës 13.03.2016, dhe me rend dite shkarkim të kryetarit dhe zgjedhje të kryetarit të ri.
E përshëndes këtë iniciativë dhe i përshëndes nënshkruesit e iniciativës, por paraprakisht më lejoni që t’ju njoftoj me qëndrimin tim personal, pasiqë i gjith ky pazar është bë pa hanxhiun.
1. Nuk jam zgjedhur Kryetar i RDK-së me nënshkrime në mënyrë klandestine-staliniste që të merr iniciativën ndonjë CheGuevara i ri dhe të më shkarkon në këtë mënyrë.
2. Iniciativa për shkarkim dhe për zgjedhje, në bazë të statutit të partisë, parasheh arsyetimin, faktet dhe argumentet, dhe një zbërthim të gjërë duke cekur në mënyrë rëndore dobësitë e Kryetarit aktual me qëllim që kjo iniciativë kaq e thatë të mund të arsyetohet para anëtarsisë së gjërë të RDK-së, sepse RDK-ja nuk ka vetëm 3-4 veta të kryesisë qëndrore që shiten dhe blehen në pazar dhe shesin dhe blejnë RDK-në.
3. Personalisht, iniciativa e marrur dhe e firmosur nga anëtarët e kryesisë për mua do të ishte një shkarkim nga një barë e rëndë për të udhëhequr me këtë subjekt politik, sidomos në këto rrethana të një kaosi të përgjithshëm në politikën shqiptare, ku dominon shpifja, rrena, manipulimi, dhe blerjet e ndryshme. Që të mundem me lehtësi ta përshëndes këtë iniciativë, më duhet të kërkoj nga iniciatorët e kësaj iniciative të përgadisin një raport me një varg akuzash duke arsyetuar shkakun për shkarkimin tim. Përndryshe, kjo do të jetë një aventurë e bartësve të iniciativës për të devalvu personalitetin, dinjitetin, dhe integritetin tim nga i cili nuk mund të heq dorë asnjëherë, por lehtë heq dorë nga kreu i partisë.
4. Në momentin që do të përgaditni materialin e kërkuar nga unë, dhe arsyetimet e duhura në bazë të fakteve reale, bashkarisht do të merremi vesh për caktimin e datës për pranim-dorëzim të kreut të partisë. Kjo do të ndodh në momentin që në Kuvendin Qëndrorë të partisë do të merr pjesë edhe ish kreu Rufi Osmani, nga i cili e kam pranu dhe vetëm atij mund t’ja dorzojë. Më pas, nën udhëheqjen e tij le të ngarkon kënd të dojë si trashëgimtarë të tij të partisë. Përndryshe, e gjith kjo iniciativë, edhe pse i vlerësoj shumë nënshkrimet e iniciatorëve, për hirë të anëtarsisë së gjërë nuk mund të bëhem pjesë e aventuerëve të cilët kokë më vete kërkojnë shkarkim-ngarkim të kryetarit të partisë pa arsyetimet e duhura, pa e thënë asnjë fjalë para anëtarsisë së gjërë se në cilat kuzhina u përgadit, dhe ku dëshirojnë të përfundojnë me iniciativa të tilla, kur unë isha me aktivitete jasht vendit në Zvicër për të ngritur këtë subjekt të quajtur RDK.
5. Pas publikimit të lajmit, nga anëtarsia e gjërë e RDK-së kam thirrje të njëpasnjëshme të cilët kërkojnë sqarim se ku lindi, ku u rrit, dhe ku u zhvillua kjo ide puçiste, dhe kush qëndron prapa shkatërrimit të RDK-së. Përgjigja ime është një dhe e vetme ndaj gjith anëtarsisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së: keni durim dhe shumë shpejt do të kuptoni qëllimin e iniciativës. Pas analizimit dhe studimit, do të informoheni me fakte dhe argumente, dhe do të njoftoj publikisht anëtarsinë e gjërë me të gjitha iniciativat që do të arrijnë deri te kryetari i RDK-së dhe kryesia.
6. Nëse iniciatorët e kësaj iniciative për shkarkimin tim janë me qëllim mirë, dhe seriozisht të interesuar për ardhmërinë e RDK-së, ju ftoj që të thirrim Kongres të jashtëzakonshëm, me qëllim që këtë punë secili ta përfundoj faqebardh. Në të kundërtën, qëllimi i kësaj iniciative ka prapavijë të errët.
7. Iniciatorëve të këtij peticioni, edhe ish kryetarit Rufi Osmani, i cili e hudh gurin dhe e fsheh dorrën, nuk jam i gatshëm që përshkak të urretjes patologjike të Lëvizjes Besa të ofroj dorrëheqje sepse nuk më ka zgjedh anëtarsia e Lëvizjes Besa, por anëtarsisë së gjërë të RDK-së, dhe vetëm para kësaj anëtarsie ndjej përgjegjësi.
8. Nuk kam dilemë se tendenca e kësaj iniciative nga 3-4 anëtarë të kryesisë qëndrore është të prishin koalicionin paraprak nëmes RDK-së dhe LR-PDSH-së dhe të ndalin hovin e fuqizimit të Aleancës për shqiptarët, dhe më pas të bëjnë koalicion me Lëvizjen Besa që partneri tjetër i koalicionit të ngelet vet. Ky qëllim nuk do të arrihet kurrë në emër të kryetarit aktual të partisë, ndërsa të njëjtën mund ta realizojnë vetëm pas shkarkimit të kryetarit aktual.
Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,