Mënyra se si ecim tregon karakteret tona, gjendjen shpirtërore, madje edhe problemet shëndetësore

The lower-half of a person walking across a yellow-striped crosswalk in the city.

NUK është i vështirë manipulimi me fjalë dhe në mënyrë të zgjuar të dërgojmë porosinë që dëshirojmë, shpesh në kundërshtim me të vërtetën.

Mirëpo, ekzistojnë gjëra të cilat nuk mund aq lehtë t’i kontrollojmë. Njëra ndër to është mënyra se si ecim, sepse zbulon për ne më shumë sesa mendojmë.

Çdo hap në mënyrë ilustruese tregon karakteret tona, gjendjen shpirtërore, por tregon edhe problemet shëndetësore. Ja çka tregon ecja për ju:

Nëse ndiheni të lumtur, ecja juaj do të jetë më energjike, dhe shpejtësia e hapave do të zmadhohet. Kur njerëzit ndihen plot vetëbesim, ata lëvizin me hapa të mëdhenj, madje edhe pak vrapojnë derisa ecin, transmeton Telegrafi.

Disa njerëz kanë shtypje të madhe në tokë gjatë ecjes, por jo për shkak të peshës por për shkak të këmbënguljes së tyre në jetë. Njerëzit e tillë zakonisht lëvizin me hapa të rëndë, duke shkelur rëndë mbi sipërfaqe. Kjo është një shenjë e mirë, por duhet të dihet që ky lloj i ecjes poashtu mund të jetë mungesë e fleksibilitetit.

Disa njerëz lëvizin ngadalë, duke i zvarritur këmbët prapa vetes, sikur të mos kenë mjaft energji për të lëvizur normalisht. Mungesa e energjisë zakonisht tregon ndjenja të trishtimit ose depresion, poashtu lidhet me frikë dhe pasiguri në të ardhmen.

Ecja me duart në xhepa është shenjë që nuk jeni të kënaqur me vetëbesimin ose me veshjen tuaj.

Nëse koka juaj është e ngritur lartë derisa ecni, do të thotë që jeni në disponim të mirë, ndërsa koka teposhtë do të thotë që nuk ndiheni mirë. /Telegrafi/

 

Artikulli paraprakGjermania kufizon shpejtësinë në një pjesë të autostradës për shkak të zviceranëve
Artikulli vijuesHarxhon serbi, paguan shqiptari