Mercedes C400 me paketë të re

0
223

Kompania për rregullimin e veturave Lorinser ka përgatitur një paketë të re për Mercedes C-Class, versionin C400 4MATIC.

Paketa e re përfshin mbrojtësit sportivë, difuzer të pasmë dhe spoiler të pasmë, maskën e përparme me ngjyrë të zezë dhe me logon “Lorinser”, transmeton Koha.net, set rrotash prej alumini, sistemin sportiv të shkarkimit me 4 tuba, si dhe kit për përforcimin e motorit V6.

Pra, motori V6 3.0-litër është përforcuar në 389 kuaj fuqi, 56 kuaj fuqi më shumë se sa versioni standard nga fabrika.

© KOHA