Mercedesi GLE Coupe me ulëse të arta [foto]

0
675

Ndër kompanitë që kanë modifikuar modelin Mercedes GLE Coupe, është edhe kompania që merret me modifikimin e veturave, TopCar, ku para se gjithash paketa e tyre përfshinë ndryshime vizuale dhe ofron paketën për përforcimin e motorit.

Shkurtimisht, aerodinamik (e cila kushton rreth 17 mijë euro), ndër të tjera përfshinë mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler, set pragjesh, kapakun e motorit të modifikuar, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer dhe spoiler në bagazh.

Gjithashtu në dispozicion janë edhe rrotat e reja me diametër prej 21 deri 23-inç, si dhe në opsion janë edhe disa elemente tjera të bëra nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.

As interieri nuk ka shpëtuar pa ndryshime. Interieri i këtij modeli karakterizohet me lëkurë të krokodilit, disa elemente nga fibra të karbonit, si dhe me qepje nga ari 24 karat.

Sa i përket paketës për përforcimin e motorit, përforcimi përfshinë 87 kuajfuqi për versionin GLE 450, 125 kuajfuqi për GLE 63, si dhe 131 kuajfuqi për GLE 63 S, ky i fundit tani është me kapacitet prej 716 kuajfuqi.

2 3 4