Digjet një xhami në Australi

Xhamisë së vetme në qytetin Geelong të provincës Victoria në Australi i është vënë zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia Geelong e cila gjendet në lagjen Geelong Manifold Heights dhe e cila ishte themeluar në vitin 1993 me shndërrimin e një kishe të blerë nga ana e muslimanëve që jetonin në këtë zonë, është përfshirë nga zjarri sot në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se si pasojë e zjarrit xhamia ka pësuar dëme të mëdha. Ende nuk dihet nëse autorët janë kundërshtarë të Islamit apo nga ata që po i djegin objektet e kultit që nga muaji tetor.

Inspektori i Policisë së Victoria-s, Graham Banks, tha se nuk mendon që xhamia është djegur qëllimisht dhe se rasti mund të ketë lidhje me djegien e kishave në qytet. Fakti që pjesa e jashtme e xhamisë është lënë në gjendjen origjinale edhe pas shndërrimit nga kisha i forcon edhe më tepër dyshimet e policisë.

Artikulli paraprakGjorgiev: Perandoria Osmane nuk ka përhapur me dhunë Islamin në Ballkan
Artikulli vijuesDobitë e jashtëzakonshme të kikirkut