Mërgata i hapë krahët për të punësuar 10 mijë kosovarë

Rreth 10 mijë kosovarë ka mundësi që në një të ardhme shumë të afërt të punësohen në Gjermani. Ky është premtimi që është bërë sot nga Unioni i Bizneseve Kosovare në Gjermani.
Unioni Kosovarë në Gjermani sot ka organizuar për herë të parë Kongresin me pjesëmarrje të qindra bizneseve nga Gjermania.

Po ashtu, në këtë kongres ishin të pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci, si dhe ministri i Diasporës, Valon Murati.
Në këtë Kongres dy ministrat kosovarë kanë njoftuar bizneset gjermane për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja.

Kryetari i qytetit të Kolnit, Ralf Heinen, vend ku po mbahet ky Kongres, tha se pret nga ky Union që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të bizneseve kosovare me ato gjermane.
Ndërsa, kryetari i Unionit, Ejup Berisha, ka thënë se qëllimi kryesor i tyre është bashkëpunimi i bizneseve kosovare në Gjermani.

“Qëllimi ynë është që të punësojmë njerëz nga Kosova, që 10 mijë njerëz t’i sjellim nga Kosova. Pra, secila firmë kosovare këtu të punësoje punëtorë sezonalë”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, njerëzit që do të punësohen do të kalojnë përmes një konkursi.kohaislame
Artikulli paraprakPër shkak të rritjes të frangut zvicerian, rreth 2.000 persona kanë mbetur pa punë
Artikulli vijuesHaki Abazi: Milaim Zeka të tregoj përse u festua në Suedi, natën kur u vra Ahmet Krasniqi