Mërgim Mavraj mund të transferohet në kampionatin turk gjatë verës. Mbrojtësi i kombëtares ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve nga Turqia, Besiktasit dhe Trabzonsport.
Lojtari i Këlnit u ka rënë në sy zbuluesve të klubit turk gjatë ndeshjes miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Ernst-Hapel Stadion”
Mediat turke veçojnë sidomos faktin që Mavraj është një lojtar që mund të luajë me lehtësi me këmbën e majtë, cilësi që mungon në përgjithësi te mbrojtësit e kampionatit turk, shkruan Syri.al.
Kontrata e kosovarit me klubin gjerman përfundon në vitin 2017, por në rast të një ofertë të mirë futbollisti kuqezi mund të ndryshojë kampionat, pse jo duke u transferuar në Turqi, ku do të gjente Sokol Cikalleshin dhe Alban Mehën.