Gjevgjeli, rritet numri i kalimeve ilegale

Me mbylljen e kalimit për refugjatë në kufirin maqedonaso-grek dhe vendosjen e gardhit, shtohen përpjekjet për kalimin ilegal të kufirit – tha ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski i cili sot ishte për vizitë të njësive të ARM-së, të stacionuar në kufi,raporton Alsat-M.

“Sipas një vlerësimi sipërfaqësor ky angazhim voluminoz në kufi deri në fund të vitit do të na kushtojë rreth tetë milionë euro të paparashikuara”, deklaroi Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.

Ndërkaq, në kampin në Idomeni në anën greke gjenden mbi 10 mijë refugjatë të cilët refuzojnë të barten në ndonjë nga kampet tjera brenda territorit të Greqisë.

Artikulli paraprakMërgim Mavraj drejt Turqisë
Artikulli vijuesGruaja piktore nga Siria shpjegon luftën me artin e saj