KMSH vizitë në Kroaci për standardin e produkteve Hallall

Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Fejzi Shaholli dhe Drejtori i Rinisë z. Armand Shehu, zhvilluan një vizitë pune në Komunitetin Mysliman të Kroacisë, ku u takuan me kreun e myslimanëve kroatë, Dr. Aziz Hasanovic.

Në takim u diskutua për bashkëpunim në implementimin në Shqipëri të standardit hallall.

Më pas u vizitua edhe Qendra e Standardit Hallall të Kroacisë, ku CEO i qendrës z. Aldin Dugonjic, u shpreh se është i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë.

Ndërkohë përfaqësuesit e KMSH-së, gjatë vizitës dy ditore në Zagreb janë njohur me të gjithë strukturën dhe funksionimin e Qendrës së Standardit Hallall. Më tej ata vizituan edhe kompaninë KRAS, e njohur ndërkombëtarisht për produkte të certifikuara hallall./kmsh/

Artikulli paraprakVIDEO – Ndihmo o Vëlla (ngjarje interesante)
Artikulli vijuesPoshtërsia që “Charlie Hebdo” quan “satirë”