Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se është e drejtë dhe e rëndësishme që një vend, i cili është përballur me tentativë për grusht shteti, t’i luftojë puçistët me të gjitha mjetet e shtetit ligjor…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se është e drejtë dhe e rëndësishme që një vend, i cili është përballur me tentativë për grusht shteti, t’i luftojë puçistët me të gjitha mjetet e shtetit ligjor.
Në një takim me gazetarët, organizuar në Shtëpinë Federale të Shtypit, Merkel theksoi se po i ndjek nga shumë afër zhvillimet në Turqi.
E pyetur nëse do të takohet apo jo së afërmi me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, shefja e Berlinit zyrtar bëri me dije kontakti direkt më i largët duket të jetë ai i muajit shtator në samitin e G20-s.
“Turqia është një vend i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Sa i përket kujdesit për refugjatët, Turqia ka bërë punë shembullore edhe në këtë aspekt. Po flasim për 3 milionë refugjatë të strehuar në Turqi”, tha ajo.
Pasi tërhoqi vëmendjen se është e drejtë që Bashkimi Evropian të mbështesë financiarisht Turqinë, Angela Merkel vuri në pah se paligjshmëria është parandaluar falë edhe marrëveshjes Turqi-BE për çështjen e emigrantëve.
“Republika e Turqisë është një partnere e rëndësishme, me peshë madhore”, shtoi kancelarja gjermane.
Merkel nënvizoi gjithashtu se lufta kundër organizatës terroriste, PKK, është një ndër çështjet më të rrahura në bisedat e saj me Presidentin Erdogan.
“Kam thënë se PKK-ja në Gjermani është një organizatë e ndaluar dhe e klasifikuar në mesin e atyre terroriste. Po ndjekim me kujdes çdo dosje në lidhje me elementët terroristë të kësaj organizate”, përfundoi Kancelarja Merkel.