Çka janë kursimet?

Kursimet janë pjesë e rëndësishme për të gjithë ne. Disponueshmëria e kursimeve është një mjet shumë i rëndësishëm i sigurisë për të gjithë, sepse ka momente në jetën e të gjithëve kur paratë nevojiten urgjentisht dhe ju nuk duhet gjithmonë të aplikoni për kredi, ose të zhyteni në borxh. Kursimet ju ndihmojnë për të zhvilluar një shprehi të trajtimit të parave tuaja në mënyrë më racionale dhe bëjnë që të jeni të vetëdijshëm për vlerën e tyre reale.

Kursimet ju lejojnë t’i përmbushni nevojat tuaja financiare pa marrë kredi vazhdimisht dhe ju ndihmojnë për të shmangur rrezikun e të qenit në borxhe të mëdha. Nuk është e nevojshme që të keni shumë para për të kursyer, është e mjaftueshme që të ndani mënjanë shuma të vogla të parave, mirëpo në mënyrë të rregullt.

Në mënyrë që të filloni kursimin, ju duhet të keni vendosmëri dhe disiplinë, dhe kjo nuk është aq e vështirë. Nëse keni marrë ndonjëherë kredi dhe e keni paguar atë në këste mujore, kjo do të thotë që ju mund të ndani mënjanë kursime të rregullta. Këstet që keni paguar për një kredi mund të jenë sot këste tuaja për një depozitë kursimi. Megjithatë, në krahasim me kredinë, me kursime ju do të jeni financiarisht shumë më mirë në fund të periudhës.

Pasi që kursimet janë një fillim drejt së ardhmes financiarisht më të qëndrueshme për ju dhe familjen tuaj, ne ju inkurajojmë fuqimisht të filloni të kurseni dhe të menaxhoni financat tuaja me përgjegjësi!
Iniciativa është mbështetur nga Banka Qendrore e Kosovës.

Artikulli paraprakKush i zbuloi numrat?
Artikulli vijuesPse përdoret goditja e çekiçit në gjykatë?