Merkel kërkon vendosjen e zonës së ndalimin fluturimit në Siri

Merkel ka mbështetur idenë e krijimit të zonës së ndalim fluturimit mbi Sirinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka theksuar se, ajo mbështet propozimin e Turqisë për krijimin e një zone ndalim fluturimi në Sirinë veriore.
Në situatën aktuale do të na vinte më në ndihmë, nëse do të krijonim një hapësirë ajrore specifike mbi Siri, e tipit ndalim fluturimi, ka thënë Merkel gjatë një interviste për “Stuttgarter Zeitung”.
Nëse do të ishte e mundur të arrihej një marrëveshje mes forcave të moderuara opozitare, kundërshtare të Asadit dhe mbështetësve të tij, kjo do të na vinte në ndihmë, shton kryetarja e ekzekutivit gjerman. Merkel nënvizoi gjithashtu se, asnjë negociatë me organizatën “ISIS” nuk duhet përfshirë në axhendën e diskutimeve.
Artikulli paraprakVIDEO – A pranohet namazi nëse nuk e falim në kohë
Artikulli vijuesRusia kritikon veprimet e Turqisë në Siri