Vdes në moshën 116 vjeçare banorja më e vjetër e planetit

Shtetasja amerikane, Susannah Mushatt Jones, banorja më e vjetër e planetit Tokë ka ndërruar jetë në moshën 116 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacioni është konfirmuar nga eksperti i qendrës për hulumtime gerontologjike, Robert Yount, sipas të cilit Jones ka ndërruar jetë në azilin për të moshuarit në New Yorku, ku edhe ka jetuar.
Yount tha gjithashtu se shëndeti i Jones gjatë 10 ditëve të fundit ka qenë i përkeqësuar.

Ajo ka lindur në vitin 1899 në qytetin Montgomery, në shtetin amerikan Alabama, ndërkohë që familja dhe miqtë thonë se jetëgjatësia e saj ka të bëjë me faktin se ka qenë një filantrope e vërtetë.

Titullin “banori më i vjetër”, Jones e mbajti për një vit, pasi vitin e kaluar ndërroi jetë 117 vjeçarja japoneze Misao Okawa, ndërsa do ta trashëgojë italiania Emma Morano, e cila gjithashtu është 116 vjeçe.

Banori më i vjetër i regjistruar në botë ka qenë francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122.5 vjeçare.

Artikulli paraprakLunacek: S’ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën
Artikulli vijuesShkup: Ambasada e SHBA-së: Të thirret Kuvendi dhe të anulohen zgjedhjet