Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, edhe një herë ka përsëritur kundërshtimin e saj për vendosjen e kufirit të numrit të migrantëve që Gjermania mund të pranojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel, në intervistën e cila sot u botua në dy gazeta gjermane, theksoi se, ndonëse ajo dëshiron të ulet numri i migrantëve, por në asnjë rast nuk pajtohet me disa kërkesa që vijnë nga partia e saj Unioni Kristiano-Demokrat (CDU) që të vendoset kufizim i numrit të azilantëve që hyjnë në vend.
Kjo deklaratë e Merkelit erdhi në prag në kongresit të rregullt të partisë konservatore në mes të tensioneve të cilat janë paraqitur për shkak të politikës mbi refugjatët. Merkel shumë me sukses udhëheq CDU-në që nga 10 prilli i vitit 2000.
Sivjet në Gjermani kanë hyrë thuajse një milionë migrantë, ndaj në shumë qytete dhe komuna bëhet përpjekje për vendosjen dhe kontrollin e numrit të madh të njerëzve.