Kasami: Politikanët e deritanishëm shqiptarë hynin në politikë pa çorape, e dilnin milionerë

Bilall Kasami, emisionin Click lidhur me atë se si mendon BESA rimëkëmbjen e ekonomisë në Maqedoni, ka ripërsëritur qëndrimin se bizneset shqiptare po shkatërrohen ngaqë rreketohen nga pushteti, e vecanërisht partitë shqiptare në pushtet. Ai ka thënë se këto parti pos që nuk e kanë stimuluar dhe përkrahur biznesin, për më tepër e kanë shantazhuar dhe bllokuar.

I pyetur se si mendon që Lëvizja BESA ta ndryshojë këtë gjendje, ai është përgjigjur se parakusht për tu krijuar klimë  e favorshme për bizneset është që fillimisht të delegjetimohen politikanët e korruptuar, raporton portali Sakte.net

“Politikanët e deritanishëm shqiptarë hynin në politikë pa çorape, ndërsa dilnin milionerë”, ka thënë Kasami, duke ndërmendur edhe përgjimet për të saktësuar se pikërisht këta politkanë janë të kapur nga Nikola Gruevski dhe janë në gjendje të bëjnë cdo gjë antishqiptare kur është në pyetje interesi dhe leverdia e tyre grupore dhe personale. /Sakte.net

Artikulli paraprakNëna me frytin e vdekur, pas 4 ditëve pranohet në Spitalin e Gjinekologjisë
Artikulli vijuesKelmendi: Gratë të punojnë 4 orë në ditë, e të paguhen njëjtë si meshkujt