Merkel paralajmëron se do të jetë “një ditë e vështirë”, për formimin e koalicionit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se blloku i saj konservator dhe social-demorkatët vazhdojnë të kenë pengesa që duhet të qartësohen, përpara se të hyjnë në bisedime formale për koalicionin.

Duke folur në ditën e fundit të bisedimeve eksploruese, Merkel tha se do të jetë “një ditë e vështirë”, porse ajo “do të angazhohet me gjithë energjinë”.

Merkel tha se gjermanët presin rezultate.

Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve federale, Gjermania nuk ka ende qeveri.

Merkel, e cila synon mandatin e katërt si kancelare, mbështet shpresat te bisedimet e suksesshme me social-demokratët, për formimin e “koalicionit të madh”.

Një koalicion i ngjashëm e ka udhëhequr Gjermaninë, ekonominë më të madhe në Evropë, nga viti 2013 deri më 2017.

Artikulli paraprakKryetari Aliu deklaron se Ferizaji do të bëhet një ndër qendrat kryesore të Kosovës
Artikulli vijuesShenjat paralajmëruese të nivelit të lartë të sheqerit në gjak