Mësoni si ta largoni gërhitjen

10 këshilla dhe rekomandime se si të flini pa gërhitur

Për të gjithë ata që gërhasin dhe ata të cilët flenë me persona që gërhasin, ne kemi disa këshilla të cilat mund t’i përdorni për ta larguar këtë shprehi të pakëndëshme.

1.Flini në krah

Kur flini në shpinë, themeli i gjuhës tuaj dhe qiellëza e butë dëmtohen në pjesën e pasme të fytit tuaj, gjë kjo e cila e pengon frymëmarrjen tuaj dhe për këtë arsye shkakton gërhitjen e padurueshme. Nëse flini në njërën anë, kjo gjë mund të ju ndihmojë ta mbani fytin tuaj të hapur dhe ka shumë mundësi të mos gërhisni më.

2.Provoni të humbni pak peshë

Kjo është e ngjajshme me pikën e parë. Nëse keni mbipeshë, qiellëza dhe fyti juaj bllokojnë futjen e ajrit, gjë e cila shkakton gërhitje. Por kjo mund të jetë një nga problemet më të vogla ngase mbipesha poashtu rrit shanset e vuajtjes nga gjumi i thellë.

3.Fryni hundëve tuaja mirë para se të shkoni në gjumë

Frymëmarrja përmes gojës shpesh herë shkakton gërhitje, kështu që është mirë të mundoheni të merrni frymë përmes hundës. Prandaj rekomandohet që t’i fryni hundët mirë dhe nëse keni mundësi, përdorni spërkatës të hundës që t’i pastroni rrugët e frymëmarrjes para se të shkoni në shtrat.

4.Përdorni rrip të hundës

Nëse ju apo partneri juaj gërhitni për arsye të kongjestionit të hundës, mund t’i provoni disa rripa special për hundë të cilët hapin rrugët hundore, përmirësojnë frymëmarrjen si dhe ndihmojnë në eliminim e gërhitjes.

5.Shëroni murin ndarës të shtrembëruar apo ndonjë problem tjetër mjekësor

Nëse asnjë nga këshillat dhe ilaçet nuk funksionon për juve, shkoni te mjeku. Muri ndarës i shtrembëruar, sinuset kronike dhe problemet tjera shëndetësore mund të jenë arsyet pse gërhisni dhe mjeku juaj mund të ju sugjeroj se si t’i trajtoni.

6.Mbuloni veshët tuaj

Nëse nuk funksionon asgjë dhe partneri juaj nuk pajtohet të bëni intervenime mjekësore, një opsion tjetër është të përdorni mbulues për veshë të cilët mund të ju ndihmojnë të bëni gjumë të rehatshëm. Por mos i përdorni çdo ditë sepse veshët tuaj kanë nevojë për të pushuar

7.Ilaçe natyrale

Egziston një numër i ilaçeve natyrale, si p.sh hithërat të cilët mund të ju ndihmojnë ta largoni gërhatjen. Vendosni disa gjethe të hidhërave të thatë përafërisht me dy gota ujë të vluar për 10-15 minuta dhe pijeni çajin para gjumit.

8.Pastroni shtëpinë

Alergjitë janë një nga shkakëtarët kryesorë të gërhatjes, prandaj është shumë e rëndësishme ta pastroni shtëpinë tuaj shpesh, veqanërisht dhomën tuaj të gjumit. Fshini dhe lani perdet, çarçafët dhe çdo skaj tjetër në shtëpi,transmeton 21 media.

9.Keni kujdes dietën tuaj

E besoni ose jo, kjo gjë ka të bëjë shumë me gërhatjen. Shmangni shujtat e rënda dhe alkoolin para gjumit. Alkooli i liron muskujt e fytit duke krijuar gërhatje më shumë.

10.Flini në dhoma të ndara nga partneri juaj

Të flini në dhoma të ndara mund të tingëlloj pak ekstreme, mirëpo kjo gjë në fund të fundit është mënyrë efektive për të dy që të mund të bëni më shumë orë gjumë. Një alternativë tjetër është të flini në anë të kundërta të shtratit. Njëri te koka dhe tjetri te këmbët

Nëse asnjëra nga këto këshilla nuk funksionon mos u deshpëroni. Ka gjithmonë mundësi që me kohë ju do të mësoheni nga gërhitjet e partnerit tuaj, madje ata edhe mund të ju ndihmojnë të flini.

Artikulli paraprakJa çfarë duhet të dini për menopauzën
Artikulli vijuesBilall Kasami prezantoi drejtorët e Departamenteve të Lëvizjes Besa