Nobeli për Kimi, 3 studiuesve të ADN-së

Suedezi Tomas Lindahl, amerikani Paul Modrich dhe turku Aziz Sancar kanë fituar Nobelin në Kimi për vitin 2015.

Ata u vlerësuan për punën e tyre të çmuar në riparimin e ADN-së së demtuar.
“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2015 Tomas Lindahl, Paul Modrich dhe Aziz Sancar për studime mekanike në riparimin e AND”, tha sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Goran Hansson.
Çmimet në kimi janë të tretat për këtë vit, pas ndarjes së Nobelit në mjekësi dhe fizikë.
Çmimet Nobel kanë marrë këtë emër në nder të shkencëtarit Alfred Nobel dhe për herë të parë janë shpërndarë në vitin 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe.
Artikulli paraprakSHBA “nuk bashkëpunon” ushtarakisht me Rusinë
Artikulli vijuesShpallet vendimi për Çmimin Nobel për Paqe