Messi thyen edhe një rekord në La Liga

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori të La Ligas, Leo Messi sot ka thyer edhe një rekord në elitën e futbollit spanjoll.

Ylli i Barcelonës bëhet futbollisti me më së shumti gola në ndeshjen si vendas, raporton Goal.

Argjentinasi ishte një nga realizatorët në fitoren prej 4-0 kundër Deportivos, dhe me këtë gol e tejkalon legjendën e Atletico Madridit, Telmo Zarra si golashënuesi më i mirë në ndeshjet vendase.

Messi tejkalon Zarran, i cili kishte rekordin me 179 gola.

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i katërti në listë me 150 gola, prapa legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që ka 151 gola.

Messi tashmë është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të La Ligas, dhe sot shtoi edhe një rekord arritjeve të tij të shumta në futboll.

Artikulli paraprakReali i pamëshirshëm ndaj Betisit
Artikulli vijuesPyetjet që nuk u bënë kurrë për Note 7