Pyetjet që nuk u bënë kurrë për Note 7

Anulimi i shitjeve të Galaxy Note 7 është një katastrofë për Samsungun dhe gjithë sektorin e telefonisë mobile.

Kompania ka rithirrur gjithë telefonat shkaku i eksplodimit të baterisë së pajisjes dhe u ka bërë thirrje përdoruesve tjerë që të ndalin Note 7.

Samsungu pritet t’i kompensojë blerësit e Note 7. Ata do të kenë mundësi t’u kthehen paratë ose të marrin një Galaxy S7 ose S7 Edge.

Por disa pyetje mbesin pa përgjigje.

Çka shkaktoi eksplodimin e telefonave?

Samsungu fillimisht tërhoqi nga shitja telefonat shkaku i një problemi të baterisë. Disa hulumtues thanë se problemi qëndronte te bateria që ishte më e madhe sesa duhej. Disa të tjerë raportuan për përbërësit e baterisë, por problemi asnjëherë nuk u zgjidh.

Sa Note 7 u krijuan, sa prej tyre eksploduan?

Samsungu ende nuk ka saktësuar se sa Note 7 janë tërhequr, por në fillim të shtatorit u tërhoqën 2.5 milionë pajisje. 60 për qind e Note 7 janë shitur në Korenë e Jugut dhe në Amerikë. Në Europë kanë arritur vetëm 50 mijë pajisje.

Çfarë ndodh me pajisjet e kthyera?

Samsungu ka thënë se do të marrë “gjitha masat” për të rikthyer Note 7. Tani për tani kjo përfshinë njoftimet me email dhe njoftimet te përdoruesit e regjistruar.

Kompania gjithashtu ka lansuar një përditësim të softuerit që parandalonte mbushjen e plotë të baterive.

A do të kompensohen përdoruesit për aksesorët e blerë të Note 7?

Shumë konsumatorë kanë blerë mbështjellës dhe aksesorë tjerë për Note 7 e tyre.

Zyrtarët e Samsungut kanë njoftuar se janë në bisedime për të mbuluar shpenzimet për blerjen e këtyre aksesorëve.

Artikulli paraprakMessi thyen edhe një rekord në La Liga
Artikulli vijuesHoxha i Drenasit, kishën në Llapushnik e quan “objekt pa leje”