Hiba Al-Sharfa është bërë mësuesja e parë me sindromën Down në Rripin e Gazës, pasi që gjithë jetën ia kushtoi kësaj ëndrre.
Ajo ligjëron në organizatën jo qeveritare Right to Live, e cila ofron përkrahje dhe kujdeset për fëmijët me sindromën Down.
Sipas raportit, Al Sharfa është shumë e afërt me nxënësit e saj dhe është e aftë të njoh nevojat e tyre, sepse edhe vetë ka kaluar nëpër këtë luftë.
Më shumë se 400 fëmijë shkollohen brenda organizatës dhe marrin pjesë në orët e vallëzimit, zejtarisë dhe shkathtësive të jetës.
(Islampress)