Metalet e rralla rrezikojnë elektronikën

0
273

Teknologjia moderne është në varësi të tepërt të disa materialeve të rralla, gjë që mund të pengojë novacionin në të ardhmen, bëri të ditur një raport shkencor. Raporti nënvijëzoi se gjithnjë e më shumë pajisje po prodhohen nga disa elementë, prodhimi i të cilave është i paktë.

Zëvendësues potencialë për këtë lëndë të parë aktualisht nuk ekzistojnë. Kërkuesit analizuan 62 metale apo metaloide që gjenden aktualisht në teknologjinë popullore si celularët inteligjentë. Ata zbuluan se asnjë nga 62 elementët nuk ka alternativë që të funksionojë po aq mirë, ndërsa 12 nuk kanë asnjë lloj alternative.

Kompanitë teknologjike janë aktualisht të shqetësuara nga rreziku i mungesave të këtyre materialeve. Metalet e rralla janë shumë të shtrenjta për t’u nxjerrë ndërsa përpunimi i tyre shoqërohet me shqetësime të mëdha mjedisore.

Edhe faktorët politikë luajnë një rol. Më 2010-n, Kina kufizoi eksportet e disa metaleve të njohura si elementët e dheut të rrallë. Çmimi i këtyre elementëve u rrit pesë herë në treg pas kësaj ndërsa kompanitë kineze përfituan në aftësi konkurruese nga bllokada.

Studimi del në konkluzionin se kompanitë teknologjike do ta kenë gjithnjë e më të vështirë në dekadat e ardhshme të sigurojnë këto metale të cilat janë të domosdoshme për pajisjet teknologjike të sotme.

Shprëndaje
Artikulli paraprakHixhreti
Artikulli vijuesBarkodi