Drejtori i Yahoo’së të jap dorëheqje?

Drejtori ekzekutiv i Yahoo-së, Scott Thompson thuhet se planifikon të japë dorëheqjen e tij pas një dyshimi se ai ka falsifikuar diplomën e tij në shkenca kompjuterike.

AllThingsD raporton se Thompson do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Yahoo-së, siç pritet të jepet arsyetimi, për “shkaqe personale”. 

Drejtori i përgjithshëm për media në Yahoo, Ross Levinsohn do ta marrë detyrën e tij, të paktën për një kohë të shkurtër, derisa mos të bëhet një zgjidhje më afatgjate për kompaninë. 

Presioni mbi Thompson është rritur kohëve të fundit, kur aktivisti Daniel Loeb ka zbuluar diplomën e rrejshme, të cilën ai ka thënë se e ka marrë në shkencat kompjuterike. /Telegrafi/kohaislame/


 

Artikulli paraprakJostabiliteti në Greqi mund të shpërthejë edhe jashtë kufijve të saj
Artikulli vijuesShoqëria që s’lexon