Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti thotë se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty, derisa komuna e Butelit të ndryshojë vendimin dhe heqjen e kryqit të planifikuar.
Ndërsa edhe deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi deklaroi se protesta e qytetarëve që është nën udhëheqjen e trupit koordinues të qëndrojnë aty, derisa vendimi i komunës së Butelit nuk shqyrtohet dhe nuk anulohet.
“Duhet të respektohet parimi i Badenterit për çdo ligj apo vendim që prek çështjet ndëretnike dhe ndërfetare. Në këtë rast komuna e Butelit nuk e kanë respektu këtë parim dhe mendojmë se duhet të shfuqizohet ky vendim. Simboli fetar nuk e ka vendin këtu, dhe besoj se të gjitha instancat relevante shtetërore duhet të kenë parasysh nevojën e shfuqizimit të këtij vendimi”, theksoi Xhaferi.