Guvernatori i Bankës Qendrore dhuron pagën mujore në mbështetje të refugjatëve

Të premten Helsinki e çoi nga 25 mijë deri në 30 mijë numrin e shtuar të azilkërkuesve për vitin 2015 ose shtatë deri në tetë herë më shumë se në vitin 2014
Guvernatori i Bankës së Finlandës, Erkki Liikanen deklaroi dje se në formë solidarizimi rroga e tij mujore do të shkonte në ndihmë të refugjatëve ndërsa Evropa po përballet me krizën më të rëndë të emigracionit prej dekadash.

“Vendosa të marr pjesë në fushatën e donacionit të “Kryqit të Kuq” finlandez duke kontribuar me një shumë që përkon me vlerën e rrogës sime mujore, 10 mijë euro. Jam i bindur se fondet do të shkojnë për ata që kanë më tepër nevojë”, u shpreh ai në llogarinë e tij në “Facebook” dje në mbrëmje.

“Në mesazh Liikanen citoi shembullin e kryeministrit Juha Sipilä i cili dy ditë më parë propozoi për strehimin e disa refugjatëve duke nisur nga fillimi i muajit janar në shtëpinë e tij të pushimit në fshat që ndodhej në veri të vendit.

Të premten Helsinki e çoi nga 25 mijë deri në 30 mijë numrin e shtuar të azilkërkuesve për vitin 2015 ose shtatë deri në tetë herë më shumë se në vitin 2014.

Marrë shkas nga ngjarjet që çuan në një fluks kaq të shumtë refugjatësh, Liikanen, ish-president i “Kryqit të Kuq” finlandez përgëzoi shtetasit e tij për solidaritetin e treguar.

Artikulli paraprakBan Ki-moon e pranon se UN po dështon në Siri
Artikulli vijues"Rusia nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen ushtarake për Sirinë"