MFSK nënshkruan planin bilateral me Kroacinë

 
 
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë do të nënshkruajnë plan bilateral për vitin 2015.
 
Ky nënshkrim do të bëhet gjatë vizitës që do të bëjnë ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
 Që të dy janë ftuar nga ministri i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq për një vizitë dy ditore.
 Demolli dhe Rama do të priten me nderime të larta shtetërore, fillimisht në ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë, ku do të zhvillohet takimi me ministrin kroat, Ante Kotromanoviq.
 Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se Demolli dhe Rama do të takohen edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq, kryetarin e Parlamentit, Josip Leko në Parlamentin kroat, dhe një varg vizitash në kazerma dhe ambiente ushtarake të Republikës së Kroacisë.
 Kjo është vizita e parë zyrtare e delegacionit të ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Republikën e Kroacisë, prej që ministri Haki Demolli dhe komandanti, gjeneral Rama kanë marrë drejtimin e ministrisë për FSK dhe FSK-së./mszh
Artikulli paraprakKëshilla për përdorim sa më efikas të fshesave elektrike
Artikulli vijuesVokrri: Kosova shpresë për Botërorin Rusi-2018