Microsoft-i planifikon të nxjerrë smartfonin e tij

Kur Microsoft-i lajmëroi më herët gjatë këtij viti që do të lëshojë një tablet të markës së tij për të garuar drejtpërdrejt me bashkëpunëtorët e tjerë prodhues në tabletët me Windows 8, ndodhën disa reagime.

Bashkëpunëtorët afatgjatë të ndërmarrjes Microsoft në formë private dhe disa të tjerë në formë publike, e morën si sulm ndaj bizneseve të tyre dhe e pyetën se pse do të ishte aq e pacipë. Këta prodhues nuk kanë zgjidhje tjetër, por të vazhdojnë të zhvillojnë pajisje për Windows 8 dhe të garojnë drejtpërdrejt me furnizuesin e tyre softuerik.

Megjithëse ngjarjet mund të rrjedhin ndryshe në tregun e smartfonëve ku Microsoft-i ende duhet të ballafaqohet me replikën që premtoi dy vite më parë, BGR ka mësuar që ndërmarrja me bazë në Uashington planifikon të lëshojë smartfonin e vet me Windows Phone 8 në muajt e ardhshëm.

Duke shfrytëzuar një strategji më shumë si ajo e përdor me Windows 8, Microsoft-i tani është duke shikuar që të futet në tregun e smartfonëve.

Një burim i besueshëm informoi BGR-në disa javë më parë që Microsoft-i në heshtje është duke ndërtuar një smartfon që do të garojë drejtpërdrejt me iPhone 5 të Apple dhe Galaxy S III të Samsung dhe natyrisht, edhe me disa telefona Windows të ndërtuar nga bashkëpunëtorët e tij prodhues.

Burimi i BGR-së mohoi që të ofrojë ndonjë hollësi përtej faktit që pajisja është në fazat e fundit të zhvillimit dhe do të lëshohet në muajt e ardhshëm. Teksa u bënë përpjekje nga BGR për më tepër hollësi, China Times gjatë ditës së hënë publikoi një raport duke deklaruar që smartfoni i ndërmarrjes Microsoft do të lëshohet nën brendin “Surface” – që natyrisht, është mjaft i përshtatshëm dhe do të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit 2013.kohaislame

Artikulli paraprakFirefox rikthehet në vendin e dytë
Artikulli vijuesErdogan: Nuk duam luftë me Sirinë