Firefox rikthehet në vendin e dytë

Kohë më parë  kemi shkruar për shfletuesit e uebit ku flitej për kryesimin e Chrome, por të dhënat e reja sugjerojnë që shfletuesi i popullarizuar i Google ende nuk duhet të qëndrojë në limanin e tij.

Në fakt, pas një ndërrimi të ngjashëm në treg në muajin gusht, Chrome ra në vendin e tretë në shtator, duke shënuar edhe një herë në vend të dytë Firefoxin e Mozillas të cilën e kishte marrë Chrome së fundi.

Në muajin gusht, sipas hulumtuesit të tregut Net Applications, Chrome kishte 19.3 për qind të tregut të shfletuesit për desktop, ndërsa Firefox ka 20.05 për qind.

Ende në vendin e parë ndodhet Internet Explorer me 53.60 për qind. Rënia e Firefoxit gjatë katër viteve të fundit nga 19.7 për qind ndodhi në majin e vitit 2012.

Tani, për muajin shtator, Firefox është rritur në 20.08 për qind, ndërsa Chrome është zhytur në 18.86 për qind. Ndërsa Explorer ka fituar pak, duke arritur 53.63 për qind.kohaislame

Artikulli paraprakDORËHEQJA E PACOLLIT, PËRMIRËSON IMAZHIN E KOSOVËS
Artikulli vijuesMicrosoft-i planifikon të nxjerrë smartfonin e tij