Microsoft rikthen limitin prej 1TB në OneDrive për abonentët e Office 365

Një vit më parë Microsoft hoqi limitin prej 1TB dhe filloi të ofronte hapësirë “pa limit” në OneDrive për të gjithë të abonuarit në një prej paketave Office 365. I gjithë ky ndryshim vinte pa asnjë kosto shtesë.

Ditën e sotme mësuam se Microsoft kishte ndërruar mendje. Në fakt kjo ofertë e Microsoft ishte e paprecedent. Paketa me koston më të ulët të Office kushtonte 7 dollar. Microsoft mendoi të sfidonte shërbimet Cloud Google Drive dhe Dropbox të cilët për 1 TB hapësirë tarifoin 10 dollar në muaj.

Por cila është arsyeja pse Microsoft u tërhoq nga ky vendim? Në blogun e saj zyrtar të OneDrive kompania bërë me dije se që kur kishte filluar të ofronte këtë plan tarifor disa përdorues po abuzonin duke ngarkuar mbi 75 TB koleksione filmash. Kjo shifër sipas Microsoft është 14,000 herë më e lartë sesa mesatarja.

Si rezultat po vijnë ndryshimet drastike që nga Janari i vitit të ardhshëm. Të gjitë abonentët e Office 365 Home, Personal dhe University do të kthehen prapa në limitin prej 1 TB. Të gjithë ata që janë përfitues aktual të këtij plani tarifor do të kenë afat 12 muaj për të tërhequr pas përmbajtjet nëse kanë kaluar limitin prej 1 TB.

Por kjo nuk është e gjitha. Ndryshime e reja do të prekin të gjithë abonentët OneDrive falas apo me pagesë. Nga viti i ardhshëm planet 100 GB dhe 200GB do të hiqen nga përdorimi dhe Microsoft do të ofrojë një plan prej 50 GB për 1.99 dollar në muaj. Ato që kanë blerë këto planet për periudhe 1 ose 2 vjeçare nuk do të preken nga ndryshimet gjer në përfundimin e abonimit.

Por edhe përdoruesit e planeve falas të OneDrive do ta pësojnë. Hapësira falas do të reduktohet nga 15 GB në 5 GB. Gjithashtu bonusi falas prej 15 GB për ata që ruajnë fotot nga kamera e smartfonit në OneDrive do të hiqet gjithashtu.

Pyetja që të gjithë shtroni në këto moment duhet të jetë: A e kishte problemin me ato që ngarkonin përmbajtje 75 TB apo Microsoft kuptoi se planet tarifore që ofronte për këtë shërbim ishin më të mira se çduhet? Shpresojmë që kjo të mos rezultojë një lëvizje për të cilin kompania do të pendohet një ditë. /PCWorld

Artikulli paraprakKE ka investuar 1.1 miliard dollar tek startupet përgjatë 2015-tës
Artikulli vijuesKloni i iPhone 6s shitet për 35 dollarë