Komisioni Europian njoftoi se ka investuar afro 1.1 miliard dollar në ekosistemet e startupeve që nga muaji Janar. Kjo statistikë është pjesë e një programi amobicioz për të përshpejtuar adoptimin e teknologjisë në ekonomi në kontinentin e vjetër. Për Komisionin kjo është zgjidhja më e mirë për reduktimin e papunësisë tek të rinjtë. “Ky plan investimi do të ofrojë instrumentët e duhur financiar të cilët tregu nuk mundet dot,” tha Zv Presidenti i Komisioni Europian për çështjet e punësimit, zhvillimit, investimit dhe konkurrencës, Jyrki Katainen. Esencialisht i gjithë ky investim i komisionit Europian vë theksin tek diferencat e mëdha mes politikave ekonomike në SHBA dhe Europë. Në kontinentin e vjetër, qytetarët e saj besojnë në një rol të fuqishëm të qeverive të vendeve për zhvillimin e tregjeve. E kundërta ndodh në SHBA. Gjithashtu, investimet aktuale dhe ato të ardhshme të Komisioni Europian do ti japin zgjidhje një nga ankesave kryesore të sipërmarrësve. Ata thonë se thithja e investimeve në shërbim të talenteve në Europë është shumë më e vështirë se në SHBA. (CIO Albanian) – See more at: http://cio.al/komisioni-europian-ka-investuar-1-1-miliard-dollar-pergjate-2015-tes/#sthash.no7SlcLj.dpuf
You Might also Like
AKP në nguti për Trepçën, do të paguajë 600 mijë € për studimin e ndërmarrjes
Agjencia Kosovare e Privatizimit do të kërkojë nga konsorciumi fitues, i cili do të kryejë…
By
2 Min Read
Kina në krye?
Kina në krye? Për katër dekada, Kina ka arritur rritje të paparë ekonomike nën një…
By
0 Min Read
Situata politike rrezikon investimet e huaja
Situata politike po pengon interesimin apo ardhjen e investitorëve ndërkombëtar në Kosovë, investime këto që…
By
4 Min Read
Në rritje numri i bagëtive në Gorë, banorët po i kthehen traditës
Treva e Gorës në Komunën e Dragashit, po vazhdon t’i kthehet traditës, duke u marrë…
By
2 Min Read
Eurostat: Inflacioni vjetor në eurozonë pas 5 vitesh negativ
Zyra statistikore evropiane "Eurostat", njoftoi se inflacioni vjetor në eurozonë në dhjetor të 2014 ishte…
By
1 Min Read
Kompania gjermane Lammers vjen në Kosovë, kërkon punëtorë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim biznesmenin Andreas Lammers, i cili njëherësh…
By
2 Min Read
