Milani vazhdon me formën e lartë

0
327

Milani ka vazhduar me rezultate të mira në Serie A.

Klubi i Vincenzo Montellas ka shënuar fitoren e katërt në pesë xhirot e fundit, pasi ka mposhtur Chievon me rezultat 1 me 3.

Juraj Kucka realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë për epërsinë e parë të Milanit. Epërsia u dyfishua menjëherë në fillim të pjesë së dytë përmes M’Baye Niang.

Në minutën e 76-të, Birsa ngushtoi rezultatin në 2 me 1, ndërsa në fund Danielli shënoi autogol për rezultatin përfundimtar 1 me 3.

Milani është i treti në tabelë me 16 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e dytë. Pas tetë xhirosh, Juventusi prin me 21 pikë në tabelë.