Është një nga biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë. Sipas zërave thuhet se ai është një miliarder. Ai në një emision ka përmendur një gjë, që është sa e hidhur por realitet edhe i shumë njerëzve që u ndodh. Ai në një postim në faqen zyrtare në Facebook ka dhënë një këshillë jetësore për shumë njerëz: “Nga eksperienca ime jetësore kam mësuar, pos tjerash; “mos e quani askënd, të verbër në qoftë se e dini se ai është vërtet i verbër”, “mos e quani askënd të sëmurë, nëse e dini se ai është vërtet i sëmurë, Këtë e kam mësuar kur të tjerët, (mikro borgjezia qytetare e Prishtinës) talleshin me standardin tim të jetesës kur isha student në Prishtinë.”
Ai në këtë postim ka marrë shumë shpërndarje, si duket ky postim i ka prekur njerëzit që janë përballur me ofendime të tilla meskine./KohaIslame