Miliarderi norvegjez, pronar i zinxhirit të hoteleve skandinave “Nordic Choice Hotels”, ka premtuar 5 mijë dhoma pa pagesë në hotelet e tij për refugjatët me qëndrim të përkohshëm. Mbase për të dëshmuar vërtetësinë e ofertës së tij ai i ka pritur në një hotel të tij jashtë Osllos 50 refugjatë sirianë këtë të dielë, raporton “Aftenposten”, një gazetë norvegjeze.
“Bota po përjeton krizën më të madhe humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, Stordalen i ka thënë “Forbes”, duke shpjeguar vendimin e tij. “Është e pamundur të mos prekesh nga tragjedia njerëzore dhe me atë çfarë po ndodhë në Lindjen e Mesme.”
“Ata nuk mund të flenë në rrugë,” ka theksuar ai.
Stordalen ka shtuar se hotelet e tij janë koordinuar me policinë për çështje sigurie dhe me zyrtarët e emigracionit për t’u siguruar nëse refugjatët janë ushqyer si duhet.
Drejtoria Norvegjeze e Imigracionit i ka thënë agjensisë “France Presse” se e vlerëson ofertën e miliarderit norvegjez.
“Ne e vlerësojmë ofertën Z. Stordalens dhe do ta marrim atë në konsideratë nëse kemi situatë vërtetë urgjente”, Christine Wilberg, drejtor i Departamentit të Rajoneve, për pritje dhe kthim, i ka thënë gazetës “Newsweek”. “Gjëja më e rëndësishme tani, megjithatë, është për të gjetur strehim të përhershëm për refugjatët.”