Një “qytet” shqiptar në Gjermani: Plot 60 mijë emigrantë

Ky ishte shembulli që mori deputeti Ben Blushi gjatë një fjalimi në Kuvend, kur foli për çështjen e azilkërkuesve.

Ai tha se brenda pak muajsh Shqipërisë po i zhduket një “qytet” i tërë.

Kështu ka ndodhur në fakt.

Sipas presidentit të Zyrës për Emigracionin në Gjermani, Manfred Shmidt, aktualisht në këtë vend janë plot 60 mijë refugjatë shqiptarë.

Një “qytet” i tërë me shqiptarë ka emigruar brenda pak muajsh.

Shmidt thotë se nuk e kishin parashikuar një fluks të tillë, që nisi në mars dhe vazhdon ende.

Një ditë më parë, zyra që drejton Shmidt bëri të ditur se në gusht është rritur numri i shqiptarëve që kërkojnë azil: 8306, në krahasim me 7633 në muajin korrik.

Të parët janë sirianët, numri i të cilëve po ashtu vjen në rritje.

Artikulli paraprakA mund të vdesësh nga bananet?
Artikulli vijuesMiliarderi norvegjez ofron 5 mijë dhoma pa pagesë në hotelet e tij për refugjatët