Miliona euro për shërbime shëndetësore jashtë vendit

Shumë qytetarë janë të detyruar që për problem shëndetësore të shpenzojnë mliona euro jashtë vendit, pasi në Kosovë niveli i shërbimeve shëndetësorë, është i ulët. Për këtë shtetasit e Kosovës shpenzojnë afër 80 mlionë euro, për të marrë shërbime shëndetësore jashtë vendit, raporton KTV.
Këto shifra i ka bërë të ditur Komiteti për shëndetësi i Vetëvendosjes, nxjerrë nga një hulumtim që i ka bërë këtij fenomeni.
Mirsad Shkreta nga komiteti për shëndetësisë në VV, thotë se arsye për këtë është neglizhenca e qeverisë për të funksionalizuar këtë sektor dhe humbja e besimit të qytetarëve.
Se ngritja e cilësisë në sektorin e shëndetësisë nuk është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë thonë edhe anëtarë të Komisionit parlamentar që mbikëqyrin këtë sector.
Në të dhënat që ka marrë KTV-ja nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në vitin 2014 për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike kanë aplikuar 1850 qytetarë, kanë përfituar 890 persona, ndërkaq janë shpenzuar rreth 8 milionë euro.
Artikulli paraprakDorothy, 92-vjeçja britanike që erdhi në Shqipëri për të marrë unazën e vëllait
Artikulli vijuesPrezantohet laptopi më i hollë nga Apple