Jahjaga vlerëson raportet Kosovë-Kuvajt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, Najeeb Al-Bader.
Jahjaga e falënderoi ambasadorin Al Bader për kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Kuvajtit që e ka mbështetur konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, posaçërisht për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellim të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ambasadori Najeeb al-Bader e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e shtetit të Kuvajtit për të avancuar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.

Artikulli paraprakSkandal: 300 mijë euro u investuan për ndërtimin e shkollës – nuk ka nxënës
Artikulli vijuesVIDEO – Shteti dhe nataliteti i Maqedonasve