Një ngjarje interesante ka ndodhur në Meke. Çudi mbi çudi! Një banues i Mekes pasiqë ka kryer rritmet fetare në Qabe dhe gjatë daljes nga aty është takuar me një pastrues duke i dhënë disa të holla si lëmoshë.
Ai i tha: “Merri, urdhëro vlla”.
Pastruesi në të njejtin moment nxjer portofolin e tij nga xhepi dhe i thotë: “shiko kuletën time të mbushur me para dhe kartela bankare. Unë nuk kam nevojë për sadaka, kam nevojë për sevape”.
Ai që dëshironte ti jepte të holla mbeti i shokuar nga ajo që pa.
Ky musliman nga India i tregoi se ai është pronarë i shumë hoteleve në Indi dhe kohë pas kohe kërkoj vizë pune për këtu që ditë e natë të jem në shërbim të Zotit, duke ju lutur Atij dhe duke pastruar shtëpinë e Zotit./KohaIslame