Mimoza Kusari shtron iftar dhe uron që Allahu të pranojë lutjet dhe agjërimin

Komuna e Gjakovës sot shtroi iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Gjakovë, përfaqësuesit institucional, politik, përfaqësuesit e kishës katolike dhe komunitetin e biznesit. 
Në fjalën e rastit urova besimtarët muslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. 
Uroj që Allahu të pranojë lutjet dhe agjërimin tuaj.
Vendi ku po mbajmë iftarin e sontëm ka një rëndësi të veçantë, është në zemër të Çarshisë së madhe, vendit me të cilin unë si Kryetare e Komunës krenohem se në një gjatësi rej 1 Km, gjenden, Xhamia e Hadumit, Kisha katolike dhe teqet. 
Gjakova ka një nivel të lartë të respektit dhe pranimit të fesë dhe besimit të tjetrit.
Sot peshon një përgjegjësi e rëndë mbi supet e liderëve fetarë për të tejkalu sfidat e kohës. 
Duhet gjithmonë të potencojmë se asnjë fe nuk promovon dhunën, ndarjen dhe shkatërrimin.
Feja fisnikëron dhe ushqen shpirtin, jo që varfëron dhe shkatëron.
Prezenca e përfaqësuesve politik dhe fetar të gjitha subjekteve dhe besimeve tregon pasurinë e shoqërisë tonë.
Iftarin e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, z. Ahmet Hoxha. Z. Hoxha përmendi
Muajin e Ramazanit, muaj i Kuraanit dhe i sundimit te dritës mbi errësiren.
 
Artikulli paraprakTurqia vazhdon dislokimin e mjeteve ushtarake në kufi me Sirinë
Artikulli vijuesMe iftarin në shesh dhe Mbrëmjen Kuranore u përmbyllën Netët e Kulturës Islame në Shkup