Ministri gjerman dëshiron të fusë pjesë të Sheriatit në Ligjin Gjerman

Mainz: Ministri i Drejtësisë Hartloff nga Rheinland Pfalz propozoi që disa pjesë të sistemit ligjor të merrën nga Sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në Sistemin ligjor Gjerman.

Por propozimi i tij për të krijuar një sistem ligjor paralel (siç u perceptua nga opozita) ngjalli kritika të forta tek kundërshtarët, opozita i kërkoj edhe të japë dorëheqje, duke deklaruar se ligji flet me ne vetëm në mënyrën gjermane.

Megjithatë ai vazhdoi me propozimet e tij, i bindur në dobinë e implementimit të tyre, pas kritikave ai bëri propozimin e hapjes së Gjykatave Islame të cilat do të gjykonin disa qështje të caktuara.

Hartloff për tabloidin berlinez “BZ” tha se ai besonte fuqishëm se të paktën Gjykatat Sheriatike në formën e arbitrazhit janë të mundshme edhe në Gjermani dhe ato do të lehtësonin proceset gjyqësore. Në këtë rast disa nga veprat që mund të gjykoheshin janë çështjet e pasurisë, divorcit dhe trashëgimisë.
Veçanërisht është lehtë e mundshme kur të dy palët i pranojnë Gjykatat Sheriatike. Sheriati ka mundësi të pranohet në formën moderne deklaroi Hartloff.’/DAPD/kohaislame.com

Artikulli paraprakStrategji shtatëvjeçare për zhvillimin e bujqësisë‏
Artikulli vijuesFrancë: Skandali i eutanazisë në azil pleqësh